ToPAwards/ Njihuni me Gussi-n, hyrjen më të re në “The Top List”

Mediale Vip

ToPAwards/ Njihuni me Gussi-n, hyrjen më të re në “The Top List”

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 20:11
Gussi

Glaugus Furtuna, i njohur me emrin e artit Gussi, është një tjetër talent i ri në muzikë nga Tirana. 22-vjeçari studion në Fakultetin e Drejtësisë por për shkak të angazhimeve në muzikë, këngëtari tregon për “Top Awards” se nuk ka patur mundësi ta frekuentojë, duke i lënë pak pas dore studimet për t’ju fokusuar karrierës muzikore.

Gussi është rritur me një familje artistës pasi është djali i kompozitorit të njohur Alban Furtuna, i cili merret momentalisht me menaxhimin dhe forminin e tij si këngëtar.

“Lady Loca” titullohet projekti i parë serioz i Gussi-t, për të cilën shprehet se është frymëzuar nga jeta e përditshme.

“Eshtë bërë si një trend së fundmi që djemtë i shajnë shumë femrat materialiste, të pasura dhe unë vendosa të sjell diçka ndryshe. Mua më pëlqejnë këto vajza, pse mos t’ju kushtoja një këngë. Pra çfarëdolloj gjëje që ajo do dëshironte, unë do ia plotësoja“, shprehet këngëtari sa i përket këngës “Lady Loca”.

Edhe pse ka rreth një vit e gjysmë që është përgatitur, Gussi ka vendosur të publikojë pikërisht tani këtë këngë pasi sipas tij ndihet i fortë për t’u futur në tregun muzikor shqiptar.

“Kam shumë vite që përgatitem fort për t’u futur në tregun shqiptar por dy vitet e fundit kanë qënë më shumë intensive pasi tani e ndjej veten gati dhe po përgatis albumin, duke eksperimentuar shumë në zhanret muzikore, e cila do të thotë që këngët pasardhëse do të jenë komplet ndryshe nga njëra-tjetra“, shton Gussi.

E komentuar mjaft mirë nga publiku shqiptar nëpër rrjetet sociale, ky projekt muzikor është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 88-të.

Po si ndihet Gussi që është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare?

“Normalisht që është një ndjenjë shumë e bukur madje edhe ndihem edhe krenar pasi nuk është pak që me këngën e parë të bëhem pjesë e një Top Liste, ku marrin pjesë këngëtarët më të mirë shqiptarë”, tregon Gussi.

Në një intervistë të dhënë për “Pop Culture” në Top Channel, këngëtari ka shtuar se po përgatitet të vijë me disa bashkëpunime ku përfshihen repera dhe një këngëtar shumë i njohur por që Gussi nuk ka preferuar ta zbulojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat