Leonora Jakupi nis pushimet, shfaqet me stil buzë detit

Mediale Vip

Leonora Jakupi nis pushimet, shfaqet me stil buzë detit

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:24
Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka publikuar për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, pritet që gjatë muajve të verës, ajo të sjell diçka të re për fansat e saj.

Mirëpo ditët e qershorit, këngëtarja po i shfrytëzon për të shijuar një pushim para sezonës.

Në rrjetin social Instagram, Jakupi ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi, ku shfaqet mjaft me stil buzë detit.

Ajo nuk ka zbuluar destinacionin ku ndodhet, megjithatë buzëqeshja në fytyrën e saj tregon se këngëtarja po shijon një pushim të këndshëm.

Tash e sa kohë, Leonora ka zbuluar për publikun se nuk është beqare, ndërsa shijon një lidhje prej kohësh me partnerin e saj.

“E paprekur” është kënga e saj më e fundit, teksa pritet që në muajt në vazhdim të publikojë këngën e saj më të re. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat