Del në shitje albumi i parë i Bebe Rexhës

Mediale Vip

Del në shitje albumi i parë i Bebe Rexhës

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 15:21
Bebe Rexha

Bebe Rexha, padyshim se është njëra ndër artistet më të suksesshme shqiptare.

Dhe tani, këtë e ka dëshmuar me këngët dhe hitet e njëpasnjëshme që i ka sjell për fansat e saj, e ndërkaq së fundmi ajo vjen edhe me album.

Ky është albumi i parë i Bebes “Expectations”, ku përmbanë gjithsej 14 këngë, përfshirë: “Ferrari”, “I’m a Mess”, “2 souls on Fire”, “Meant to Be” dhe “I Got You”.

Ajo po ashtu, javën e kaluar në një revistë të huaj tregoi se ka bërë tekste për shumë fytyra të njohura publike, ndër të cilat është edhe Rihanna.

Albumi qysh nga fillimi u rendit në dhjetë vende evropiane e nga ana tjetër Rexha po punon edhe në projekte të reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat