Thellohet drama: Ajo vrau veten, babai i vdes nga zemra e thyer

Mediale Vip

Thellohet drama: Ajo vrau veten, babai i vdes nga zemra e thyer

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 14:57
Kate Spade me babain e saj

Vetëvrasja e saj është komentuar kaq shumë në median perëndimore si një shenjë e faktit se depresioni nuk kursen askënd, nuk ka rëndësi nëse është i pasur apo i varfër.

Bëhet fjalë për dizajneren e ndjerë, Kate Spade.

 Ajo vrau veten në banesën e saj në Nju Jork, 16 ditë më parë.

Kate Spade, një emër i njohur i modës, kishte vite që vuante nga depresioni dhe ankthi. Ajo thuhej se kishte edhe probleme martesore me të shoqin, Andy.

Spade vari veten, teksa e bija e vetme flinte pranë saj.

Por mësohet se pak orë përpara funeralit, edhe babai i saj ka ndërruar.

BBC raporton se 89-vjeçari Earl F. Brosnahan Jr. vdiq për shkak se nuk e përballoi humbjen e të bijës.

Familja tha se ai ishte në shëndet të keq dhe se kishte mbetur zemërthyer nga vdekja e Kate.

Babai i 55-vjeçares tha se pavarësisht se ajo vuante nga depresioni, nuk kishte shenja se do i jepte fund jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat