Aurela Gaçe shfaqet seksi me bikini: Pas 100 shkrepjeve…

Mediale Vip

Aurela Gaçe shfaqet seksi me bikini: Pas 100 shkrepjeve…

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:23
Aurela Gaçe

Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm në punë, këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar duket se ka nisur zyrtarisht pushimet. Ajo është Aurela Gaçe, e cila poston vazhdimisht foto e video në rrjetet sociale.

Së fundmi Aurela ka postuar në “Instastory” disa foto nga pushimet, ku shihet se së bashku me vajzat po e shijon shumë diellin dhe detin. Gjithashtu këngëtarja për herë të parë ka vendosur që të ndaj me ndjekësit e saj dhe një foto me bikini.

Ajo ka pozuar e veshur me një bikini ngjyrë blu. Njëkohësisht Gaçe ka treguar se pas shumë shkrepjeve që është munduar të bëjë si seksi është lodhur dhe është shtrirë në shezllon.

“Duke u munduar të dukeshim seksi e mbas 100 shkrepjeve, rezultati është i mahnitshëm”, shkruan Aurela.

Pavarësisht se ajo nuk ka marr një pozë pozë siç bëjnë personazhet e famshme zakonisht, fansat e saj e kanë komplimentuar këngëtaren për trupin e palestruar dhe format perfekte që ka, ndonëse është nënë e dy vajzave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat