Prekëse/ Këngëtarja shqiptare me lot në sy: Nëna ndërroi jetë ditën e fejesës sime

Mediale Vip

Prekëse/ Këngëtarja shqiptare me lot në sy: Nëna ndërroi jetë ditën e fejesës sime

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:16
Lindita Theodori

Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare u rikthye me këngën “Lamtumirë”, të cilën e promovoi një ditë më parë në emisionin e pasdites “Rudina”.

Përveç karrierës së saj, Lindita Theodori foli edhe për jetën private, një detaj i së cilës e bëri të përlotej gjatë emisionit.

Duke treguar se si ishte njohur me bashkëshortin e saj, Lindita ka rrëfyer se ajo ishte një nga periudhat më të bukura dhe më të trishta të jetës, pasi atë kohë kishte humbur nënën e saj.

“Njohja jonë ka qenë shumë e natyrshme. Unë kam qenë nxënëse në ‘Liceun Artistik’ dhe Maqi ishte inxhinier Ndërtimi dhe flinte në ‘Qytetin Studenti’. Vazhdimisht shkëmbeheshim te ‘Rruga e Elbasanit’ por në heshtje. Pastaj kur unë shkova në Institut, shkuam në metalurgji dhe aty jam njohur me Maqon, i cili ishte kryeinxhinier. U lidhëm dhe nuk u zgjidhëm më. Ai moment për mua ka qenë sa i bukur edhe i trishtë. Më 28 Nëntor të ’75 ne kishim vendosur të fejoheshim por në 3 nëntor nëna ime ndërroi jetë. Unë i kujtoj shumë mirë ato momente dhe duhet të ishte Maqo pas meje që unë ta kaloja sa më lehtë atë trishtim”, ka thënë Theodori.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat