James Blunt performon në Londër këngën që i kushtoi shqiptares nga Kosova gjatë 1999

Mediale Vip

James Blunt performon në Londër këngën që i kushtoi shqiptares nga Kosova gjatë 1999

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:46
James Blunt

Ish ushtari britanik i cili shërbeu në Kosovë si paqeruajtës në vitet 1999, James Blunt, është rikthyer në kohë pas kaq vitesh pasi ka kënduar këngën ”You’re beautiful” në mes të Londrës në 2018.

”You’re Beautiful” ishte këngë të cilën ia kishte dedikuar një shqiptareje nga Kosova që e kishte takuar atë kohë në 1999.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci përmes llogarisë së tij në facebook, moment të cilin e ka ndarë me miqtë përmes një video të incizuar.

”James Blunt këndon “You’re Beautiful”, një këngë që ia kushtoi një vajze të panjohur kosovare të cilën e kishte takuar kur shërbeu si paqeruajtës britanik / NATO në vitin 1999 dhe të cilin ai duhet ta kishte admiruar shumë duke shkruar një këngë për të. Sidoqoftë, kushdo që të jeni, faleminderit për frymëzimin e James që ta këndoi një këngë kaq të bukur ”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat