E bëri sërish, babai i Meghan Markle i tregon gjithë botës planet e së bijës për fëmijë

Mediale Vip

E bëri sërish, babai i Meghan Markle i tregon gjithë botës planet e së bijës për fëmijë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:42
Princ Harry dhe Meghan Markle

Thomas Markle, njeriu që pëlqen më së shumti të flasë me shtypin për vajzën e tij, kohët e fundit ka dhënë një intervistë për Good Morning Britain dhe ka zbuluar planet e Meghan Markle e të Princ Harryt për një fëmijë në të ardhmen. 

Nga intervista është e qartë se Thomas Markle ka nuk asnjë ide mbi planet aktuale të Meghan dhe Harry dhe se kjo është mes tyre , por kjo nuk e ndaloi atë të pohonte se vajza e tij ka shumë kohë që dëshiron të bëhet nënë. "Kur ajo u takua me Harry e dinte që ai do të ishte babai i fëmijëve të saj, ndaj nuk kanë çfarë presin më".

Ai tha për Good Morning Britain se ende nuk është një lejlek në ajër, por do të ketë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat