Ronela akuzon kolegët për blerje klikimesh në Youtube: 4 milionë në ditë as Rihanna si bën

Mediale Vip

Ronela akuzon kolegët për blerje klikimesh në Youtube: 4 milionë në ditë as Rihanna si bën

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:00
Ronela Hajati

Këngëtarja e mirënjohur, Ronela Hajati ka hedhur akuza drejt disa kolegëve të saj të cilët po blejnë klikimet për projektet e publikuara në YouTube.

Ajo ka thënë se katër milionë klikime nuk i bënë as këngëtarja me famë botërore, Rihanna.

“A ju del kshu llogaria me kto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua smë del. 4 milionë në ditë as Rihanna si bën more vëllezër e motra, apo ca është Rihanna para nesh thuj…”, ka shkruar Ronela në një postim në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë se “Do ta luj” është projekti i fundit që Ronela ka publikuar e që është pëlqyer mjaft shumë nga publiku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat