Dua Lipa dhe Action Bronson u bëjnë thirrje shqiptarëve për koncertin në Prishtinë: Sillni edhe kushërinjtë

Mediale Vip

Dua Lipa dhe Action Bronson u bëjnë thirrje shqiptarëve për koncertin në Prishtinë: Sillni edhe kushërinjtë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:32
Dua Lipa dhe Action Bronson

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të performojë më 10 gusht në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Përveç Duas, në këtë koncert do të performojnë edhe shumë emra tjerë të njohur si Action Braonson dhe Stanaj, të dy shqiptaro-amerikanë të suksesshëm.

Dua së fundmi është takuar në New York me Action Bronson, teksa ka publikuar një fotografi me të në llogarinë personale në Instagran.

Në mbishkrimin e fotografisë, Lipa e ka quajtur vëlla reperin amerikano-shqiptar, teksa u ka bërë thirrje të gjithëve që të vijnë t’i ndjekin ata në netët e festivalit “Sunny Hill”.

“Vëllai im Action Bronson dhe unë pas shout të tij në NYC. Hajdeni dhe shikona të dyve këtë verë në ‘Sunny Hill Festival’ dhe në fjalët e Action Bronsonit ‘i kam edhe 1000 kushërinj duke ardhur’, prandaj sillni edhe kushërinjtë tuaj”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare këto ditë është duke mbajtur turin e saj të koncerteve në ShBA, duke mbushur sallat plot në çdo vend që performon.

Ajo shpreson që njëlloj, vendi të jetë i mbushur edhe nga shqiptarët në Parkun Gërmia më 10 gusht, lokacioni në të cilin zhvillohet festivali “Sunny Hill”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat