Rita: “Fifty Shades” pati sukses për shkak të bazës së fuqishme të fansave

Mediale Vip

Rita: “Fifty Shades” pati sukses për shkak të bazës së fuqishme të fansave

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 07:32
Rita Ora

Sekreti i suksesit të madh të filmave “Fifty Shades” është i gjithi falë fansave – ka thënë Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore luan rolin e Mia Grey, motrës së protagonistit kryesor, Christian Grey, ndërsa për filmin “Fifty Shades Freed” e këndoi edhe këngën “For You” së bashku me Liam Payne që rezultoi jashtëzakonisht e suksesshme.

“Sekreti është baza e fansave. Mendoj se ka krijuar një bazë natyrale fansash që nuk mund të mohohet”, ka thënë 27-vjeçarja.

“Është vërtet gjë e bukur kur e sheh bashkëveprimin e fansave dhe filmit, është sikurse po bën një bisedë në rrjetet sociale, mund të marrim opinionin e secilit dhe të kuptojmë se çfarë mendojnë ata”.

“Fansat dhe libri kanë një marrëdhënie të shkëlqyer”, ka theksuar Rita.

Dakota Johnson dhe Jamie Dornan (në rolet e Ana dhe Christian) janë protagonistët kryesore të filmave me elemente erotike.

Trilogjia “Fifty Shades” nisi me filmin e parë “Fifty Shades of Grey” (2015) duke vazhduar pastaj me dy filmat tjerë ,”Fifty Shades Darker” (2017) dhe “Fifty Shades Freed” (2018) që kanë grumbulluar në total 1.32 miliard dollarë nga shfaqja në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat