Fitimet marramendëse të këngëtarëve nëpër dasma

Mediale Vip

Fitimet marramendëse të këngëtarëve nëpër dasma

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 21:38
Meda

Jeni fejuar. Dëshironi që të martoheni dhe këtë ta bëni në ditën më të mirë. Atëherë nisni përgatitjet pothuajse një vit më parë, pasi që disa këngëtar që cilësohen si më të kërkuarit nuk do t’i arrini t’i gjeni edhe lirë. Pra, kuleta juaj duhet të jetë e mbushur plotë e përplot.

Kërkesa që ata të këndojnë nëpër të tilla ahengje është e madhe.

Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit, është më se evidente, dhe këtë e di gjithkush që bën një dasmë.

Çmimi i këngëtarëve sillet prej 2000 deri në 6500 euro.

T7, si një qytetar i interesuar për rezervimin e një këngëtari për një dasmë në këtë verë ka kontaktuar disa nga këngëtarët më të kërkuar të dasmave shqiptare.

Ndërkaq, menaxheri i Ryva Kajtazit, me çmimin që na e propozojë u mundua të na bindë, duke na i treguar edhe çmimet e këngëtareve të tjerë.

Hiç më pak nuk qëndron as këngëtari Nadi.

Këngëtarët e rritin çmimin e tyre akoma më shumë kur pyesin se ku do të bëhet dasma.

E kur flasim për Afrim Muqiqin, i cili është pothuajse në çdo dasëm elitare, atëherë çmimi hyp kogja si shumë.

E primatin si më i paguri në dasma e mban i madhi Meda. I cili paguhet hiç më pak se 6e gjysë siç e quajnë ata vet. Madje ai komplet këtë vit e ka të rezervuar.

Ndërkaq ne kemi kontaktuar edhe me disa të tjerë, ku grupi NRG, ka çmimin 2500 euro.

E sipas informatave që kemi: Shyhrete Behluli vetëm për një dasmëm merr 4000 euro e ndërkaq Shkurte Gashi 4500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat