‘Ishte i lodhur’, Erjona Sulejmani thumbon keq ish-burrin në mes të emisionit

Mediale Vip

‘Ishte i lodhur’, Erjona Sulejmani thumbon keq ish-burrin në mes të emisionit

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:34
Erjona Sulejmani dhe Blerim Xhemaili

Mbrëmjen e djeshme u mbajt edhe ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës, ku siç dihet në skuadrën e Zvicrës luajnë 3 shqiptar ndërmjet tyre edhe futbollisti i njohur Blerim Xhemajili, i cili është komentuar shumë në media pas ndarjes me modelen Erjona Sulejmani.

Siç dihet Erjona është  pjesë e emisionit sportive në RTSH, ku dhe komenton ndeshjet që luhen në Botëror. Mbrëmjen e djeshme asaj i është dashur të komentojë edhe performancën e ish bashkëshortit të saj.

Ndonëse nuk ka nguruar të jap një koment, Erjona ka zgjedhur ta injorojë atë duke mos ja përmendur fare emrin dhe duke e thumbuar keq për paraqitjen e tij në fushë.

“Numri 15 (Xhemaili) m’u duk pak i lodhur në fushë. Sgurisht ai arriti të marrë një barazim me vlerë, por gjithsesi i lodhur ishte”, tha Erjona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat