Edhe Sylvester Stallone i përfshirë në skandale seksuale?

Mediale Vip

Edhe Sylvester Stallone i përfshirë në skandale seksuale?

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 23:44
Sylvester Stallone

Hetuesit në Los Angeles deklaruan të mërkurën se sektori kundër krimeve seksuale po rishikim një çështje kundër Sylvester Stallone.

Megjithatë, autoritetet atje nuk pranuan të japin më shumë detaje, por thanë se rasti iu ishte prezantuar nga policia e Santa Monicas të Kalifornisë.

Reagimi i aktorit ishte i menjëhershëm. Avokati i tij duke folur për CNN tha se Stallone i mohon në mënyrë kategorike këto akuza.

“Është e papranueshme që autoritetet e kanë bërë këtë informacion publik, pasi bën që publiku i gjerë të mendojë se ka diçka”, tha avokati Martin Singer.

Sipas tij, gruaja që ka bërë ankesën kishte pasur një lidhje konsensuale me klientin e tij më 1980.

“Është e papërshtatshme që të përpiqesh të dëmtosh dikë në këtë mënyrë”, tha avokati më tej.

Stallone mori famë më 1976, me filmin fitues të çmimit Oscar dhe u shndërruar në një prej aktorëve më të mëdhenj të Hoollywood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat