Zeta-Jones thotë se nuk do të jetë më modeste për bukurinë e saj, pasurinë dhe faktin që është e martuar me Douglas

Mediale Vip

Zeta-Jones thotë se nuk do të jetë më modeste për bukurinë e saj, pasurinë dhe faktin që është e martuar me Douglas

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 20:37
Zeta-Jones

Catherine Zeta-Jones ka thënë se nuk dëshiron më që të jetë modeste dhe se nuk do të kërkojë më falje për dukjen e saj, pasurinë dhe talentin.

“Mjaft më me modestinë. Vërtet më vjen të vjell nga kjo. ‘Më falni që jam e pasur, më falni që jam e martuar me një yll filmi, më falni që dukem bukur’. Nuk ka më. Mjaft”, ka thënë aktorja.

47-vjeçarja qe 18 vite është e martuar me legjendën hollivudiane, Michael Douglas, me të cilin ka dy fëmijë.

“Jam e lumtur që kam dy fëmijë të bukur dhe një burrë të shëndoshë dhe të lumtur”.

“Gjithçka po shkon mirë dhe nuk do të jem më modeste. Mjaft më me modestinë e rrejshme”, ka shtuar Zeta-Jones.

Catherine u njoftua me Douglas (i cili është 25 vjet më i moshuar se ajo) në vitin 1998 në Francë përmes Danny DeVitos.

Çifti u fejua më 31 dhjetor 1999, ndërsa u martuan në nëntor të vitit 2000 në New York. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat