Melek nis pushimet, ajo po “pushton” internetin

Mediale Vip

Melek nis pushimet, ajo po “pushton” internetin

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:26
Beren Gokyildiz

Aktorja turke, Beren Gokyildiz e njohur si “Melek” nga roli i saj i famshëm në serialin “Anne” rrëmbeu zemrat e publikut ku dhuna në familje ishte pjesë e përditshmërisë së saj.

Aktorja 8-vjeçare tani ka filluar pushimet në një vend të mrekullueshëm bregdetar në Greqi.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes publikimit të disa fotografive në llogatrinë e saj zyrtare “Instagram”.

Pas publikimit të këtyre imazheve “Melek” mori shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj. Vajza e vogël por me vepra të mëdha deri më tani ka mbi 400 mijë ndjekës në “Instagram”.

Ndryshe, Beren Gokyildiz, me origjenalitetin e saj dhe aktimin perfekt në serialin e famshëm turk “Anne” arriti që ta fitojë çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi në vitin 2016

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat