Mozzik i gëzohet suksesit të së dashurës së tij

Mediale Vip

Mozzik i gëzohet suksesit të së dashurës së tij

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 09:40
Loredana Zefi dhe Mozzik

Loredana Zefi e dashura e reperit kosovar Mozzik ka lansuar të shtunën projektin e saj të parë muzikor.

Kënga mban titullin ‘SONNENBRILLE’ dhe është në gjuhën gjermane, teksa pjesë e klipit është edhe Mozzik.

Kjo këngë ka arritur që brenda 24 orëve të merr mbi një milion klikime në kanalin ‘Youtube’ e këtë lajm e ka ndarë më të tjerët edhe Mozzik në rrjetin e tij social Instagram.

Ndryshe çifti thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat