Kastro Zizo ‘lë’ muzikën për lopët!

Mediale Vip

Kastro Zizo ‘lë’ muzikën për lopët!

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 23:01
Kastro Zizo

Këngëtari Kastro Zizo ishte i ftuari i radhës në emisionin “Zonë e Lirë” për të promovuar klipin e tij të ri “Kënga e çajit”, bashkëpunim me Tsunami.

Gjatë emisionit, drejtuesi Arian Çani gjithashtu pyeti këngëtarin nëse i është futur biznesit dhe nëse ka fermë lopësh. Këngëtari tha se ende nuk i ka 35 lopë, por biznesi është në rrugë të mbarë.

Arian Çani: Nuk e kam imagjinuar se do merreshe me biznesin e qumështit. Kam marë vesh se ke rreth 30-35 lopë  në Pezë dhe të duhen edhe disa frigoriferë që të mbash qumështin e freskët dhe pastaj do fillosh ta shesësh.

Kastro Zizo: Ferma ende nuk është bërë, 35 lopët ende nuk janë. Blegtoria dhe bujqësia në këtë vend janë e ardhmja. Njerëzit duan të vijnë të gjithë në qytetet e mëdha, por çfarë do bëjnë?

Arian Çani: Po është thjeshtë projekt ide?

Kastro Zizo: Le të themi që është në rrugën e mbarë, unë jam marrë dikur edhe me biznesin e deleve në malin e Tomorrit, kam patur rreth 200 kokë dele. Para disa vitesh jam marrë me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat