Pas martesës me princin, Meghan Markle nuk duhet ta hajë kurrsesi këtë ushqim të preferuar të saj

Mediale Vip

Pas martesës me princin, Meghan Markle nuk duhet ta hajë kurrsesi këtë ushqim të preferuar të saj

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 21:20
Meghan Markle dhe Princ Harry

Tashmë Meghan Markle është pjesë e familjes mbretërore, por kjo nuk është edhe aq e thjeshtë.

Aktorja e “Suits”, tashmë dukesha e Sessux, duhet që të ndjekë dieta strikte që nga dita e martesës me princin Harry.

Tashmë është bërë e ditur nga familja mbretërore, që ata e kanë të ndaluar që të hanë ushqime të detit për shkak se mund të helmohen.

Një burim i ka thënë gazetës Mirror, se edhe Meghan duhet të heq dorë nga ky ushqim edhe pse është ushqimi i saj i preferuar.

“Ne nuk duam që një anëtare e familje mbretërore të helmohet nga ushqimi, për këtë arsye duhet të ndiqen këto rregulla”.

Sigurisht, që ky është një zhgënjim për Meghan që në një intervistë kishte thënë që ushqimi I saj i preferuar është ai i detit.

“Një darkë e begatshme me ushqim deti dhe pasta, është ideale” pati thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat