Aktori Leslie Grantham, i njohur si “Dirty Den” në serialin EastEnders e BBC One, ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.
Aktori kishte qenë pjesë e EastEnders që nga periudha 1985-1989 dhe më pas ishte rikthyer në rolin e tij të famshëm në vitin 2003.
Lajmi për vdekjen e tij vjen pasi Grantham ishte kthyer në Britani nga Bulgaria për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.