Shfaqet Johnny Depp, pas shqetësimeve për shëndetin

Mediale Vip

Shfaqet Johnny Depp, pas shqetësimeve për shëndetin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 08:53
Johnny Depp

Johnny Depp është duke shëtitur nëpër Evropë. Aktori 55 vjeçar së fundmi është parë në Varshavë të Polonisë derisa po vazhdon turneun bashkë me grupin e tij muzikor, Hollywood Vampires.

Por pavarësisht shqetësimeve të fansave për humbjen drastike të peshës së aktorit kohëve të fundit, Johnny Depp është mirë me shëndet.

Të paktën kështu ka thënë një burim i afërt më të që ka shtuar se aktori është shumë mirë me shëndet dhe nuk e ka asnjë problem shëndetësor.

“Johnny po kalon shumë mirë në turne bashkë me djemtë e ekipit”, ka thënë ky burim tutje.

Një burim tjetër ditë më parë ka thënë po ashtu se aktori “po humb peshë qëllimisht sepse është në turne dhe po provon ta mbajë formën”.

I njëjti burim ka shtuar se Depp nuk e ka asnjë problem shëndetësor.

Fansat e aktorit u shqetësuan jashtëzakonisht shumë pasi u publikuan fotografitë e Depp ku shihej duke dalë nga një hotel në St. Petersburg të Rusisë.

Ai dukej më i dobët se kurrë derisa po u jepte autografe fansave.

Shumë prej tyre komentuan se pamja e re e aktorit tregonte se ai mund të kishte probleme serioze shëndetësore.

Jeta e Depp në vitet e fundit nuk ka qenë e lehtë. Ai ka finalizuar divorcin nga bashkëshortja e dytë, Amber Heard në muajin janar të vitit 2017, pasi ajo kishte pohuar se aktori kishte abuzuar me të fizikisht dhe mentalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat