Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shihen prapë bashkë

Mediale Vip

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shihen prapë bashkë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 22:49
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

A janë ribashkuar apo jo?

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë nxitur edhe më shumë thashethemet se janë prapë së bashku pasi mëngjesin e së mërkurës ata janë parë bashkë në qytetin e New Yorkut.

Ata kanë shëtitur, kanë pirë kafe dhe madje nuk kanë hezituar që në një moment të përshëndesin paparacët.

Një burim ka thënë për revistën People se këngëtari i njohur dhe modelja amerikane janë duke shijuar kohën e kaluar së bashku por nuk janë rikthyer në lidhje dashurie.

“Ai është beqar dhe nuk është në lidhje serioze dashurie me askënd. Ai po ia del shumë mirë. Ai e njeh Hailey për shumë vjet me radhë. I pëlqen të kalojë kohë me të. Ajo është një person i mrekullueshëm. Ata kalojnë shumë mirë së bashku, argëtohen por nuk janë në lidhje. Ata janë dy njerëz beqarë dhe e pëlqejnë shoqërinë e njëri-tjetrit”, ka thënë ky burim.

Bieber së fundmi ka qenë në lidhje me këngëtaren e njohur, Selena Gomez. Ata kishin nisur ta rikthenin lidhjen e tyre në vjeshtë, pasi ajo ishte ndarë nga The Weeknd, por ata mohuan më pas gjithçka në muajin mars.

“Justin nuk kontakton me Selenen tani. Ai duket se e ka tejkaluar një gjë të tillë”, ka shtuar ky burim.

Bieber dhe Baldwin kanë qenë në lidhje, kohë pas kohe, mes viteve 2015 dhe 2016.

Në ndërkohë, të dy kanë kaluar kohë së bashku në Miami gjatë vikendit. Ata u panë duke darkuar dhe më pas edhe në njërin nga klubet e natës në Miami.

Por jo vetëm kaq. Ata u fotografuan duke kaluar kohë së bashku në një hotel ku shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Modelja e njohur Baldwin së fundmi thuhet se ishte e lidhur me Shawn Mendes dhe të dy u bënë kryelajm kur u panë së bashku në Met Gala në muajin maj.

Por këngëtari Mendes tha se nuk ka asgjë mes të dyve dhe se ai dhe Baldwin janë vetëm “miq të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat