Klaudia Pepa bën akrobaci në market, qytetarët e shikojnë me habi

Mediale Vip

Klaudia Pepa bën akrobaci në market, qytetarët e shikojnë me habi

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 21:58
Klaudia Pepa

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka ditur gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e publikut.

Përveç vallëzimeve erotike dhe fotografive artistike që publikon në rrjetet sociale, Pepa di të bëjë për vete fansat edhe me akrobacitë e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet teksa realizon disa akrobaci në një market.

Gjithë këtë ajo e bënë për t’i kapur ushqimet në rafte, dhe për t’i hedhur në karrocën e saj në mënyrë pak më të veçantë.

Ndërkohë, qytetarët që ndodheshin aty teksa blinin ushqime, e kanë shikuar me habi balerinën e njohur.

Videoja në fjalë ka marrë mijëra pëlqime dhe është komentuar shumë nga ndjekësit e saj.

Klaudia Pepa është një prej balerinave më të suksesshme shqiptare, e cila ka qenë e martuar me koreografin e njohur Albi Nako.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat