E bukur, sharmante dhe me shumë stil.
Kjo është këngëtarja e njohur, Dhurata Dora e cila tashmë është duke punuar në projekte muzikore që do t’i sjell së shpejti.
Ajo së fundmi përmes rrjeteve sociale ka sjell imazhe të reja nga dukja e saj në videoklipin e ri, për të cilin ka nis xhirimet.
Me një palë veshje ngjyrë ‘blue’ dhe me syze, Dhurata thjesht duket magjepëse me pamjen e mrekullueshme që ka.
Ajo siç shihet kësaj radhe vjen më ndryshe prej herave të tjera, por nuk mund të themi që nuk duket bukur.
“Trëndafil”, është bashkëpunimi i fundit me kantautorin nga Shqipëria, Flori Mumajesi që numëron 10 milion klikime.