Ju prezantojmë mjeshtrin e muzikës Ilir Gjeçbritaj

Mediale Vip

Ju prezantojmë mjeshtrin e muzikës Ilir Gjeçbritaj

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 14:33
Ilir Gjeçbritaj

 

Quhet Ilir Gjeçbritaj dhe është një prej muzikantëve më të kërkuar shqiptarë që nga ana e artistëve më me zë që këndojnë live e deri te gëzimet familjare e koncertet, pasi falë mjeshtërisë së tij si muzikant e duan të gjithë. Nuk e ka vetëm hobi këtë dashuri për muzikën, por edhe të ushtruar e shkolluar mirë e që kur nisi të jetë anëtarë i shoqorisë kulturore në vendlindjen e tij e deri më sot ai është një super talent dhe krijon atmosferë fantastike me muzikë që ai bën.

Iliri është i kërkuar mjaft kudo që në vendet shqipfolëse e deri në Amerikën e largët si një artist profesionist, ndërsa vera që sapo ka nisur është e mbushur me shumë angazhime që vërtetë që e gjen djaloshin nga Ulqini të lirë ndonjë ditë. Falë mjeshtërisë që ai din të krijojë me tastierën e tij, ai ka edhe mirënjohje për afirmimin e muzikës shiptare në botë, dhe ka krijuar kohë më parë edhe ripërpunuar disa versione shumë interesante në shqip të disa prejt super hiteve botërore të cilat janë pritur mjaft mirë.BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat