U kap mat me një tjetër femër, ja çfarë thotë i dashuri i Dua Lipës

Mediale Vip

U kap mat me një tjetër femër, ja çfarë thotë i dashuri i Dua Lipës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:13
Dua Lipa dhe Isaac Carew

Ditën e sotme u përhap shumë shpejt lajmi se i dashuri i këngëtares shqiptare Dua Lipa, ishte fotografuar duke u puthur me një tjetër femër.

Fotografitë e Isaac Carew u komentuan shumë nga të gjithë, pasi marrëdhënia e tij me Duan rinisi pak kohë më parë pas një periudhe ndarjeje.

Por lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Carew, i cili ka publikuar një foto së bashku me këngëtaren e famshme dhe sqaron të gjithë situatën. Ai tregon se nuk e ka tradhtuar Duan dhe se ngjarja ka ndodhur në një klub.

“Unë nuk do të doja që ju të mendoni se Dua është në një marrëdhënie me dikë që nuk e dashuron dhe respekton atë. Ajo e para, nuk do e pranonte diçka të tillë. Unë e Dua, kemi rënë në duart e tabloidëve duke shkaktuar dramë kur nuk ka asgjë të vërtetë. Unë isha në një bar të homoseksualëve dhe po vallëzoja me një mikeshë dhe kjo gjë po portetizohet ndryshe. Nuk ishte duke u puthur dhe jam i zhgënjyer me veten se përse pranova të vallëzoj edhe për një moment të shkurtër duke pasur parasysh mënyrën si u portretizua. Ishte një klub i zhurmshëm dhe po tentoja të komunikoja me të. Mos besoni gjithçka që shihni, sepse këta njerëz paguhen për të krijuar dramë”, shkruan modeli në profilin e tij në “Instagram”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat