A jeni gati për një tjetër hit nga Luis Fonsi?

Mediale Vip

A jeni gati për një tjetër hit nga Luis Fonsi?

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:05
Luis Fonsi dhe Stefflon Don

Luis Fonsi është gati të na japë një këngë tjetër të verës!

Bëhet fjalë për “Calypso” në bashkëpunim me Stefflon Don.

E! News ka publikuar një video e cila shfaq pamje ekskluzive të klipit që është shumë tropikal, të xhiruar në Porto Riko.

Videoja shumëngjyrëshe muzikore për këngën tregon plazhet e mrekullueshme të Porto Rikos dhe do t’ju bëjë të doni të vizitoni ishullin.

“Ne jemi këtu në Porto Riko, sepse ju e dini, kënga kishte nevojë për një vibe shumë tropikal dhe të gjallë”, thotë Fonsi për E! News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat