Ariana Grande konfirmon lajmin e fejesës!

Mediale Vip

Ariana Grande konfirmon lajmin e fejesës!

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:44
Ariana Grande dhe Pete Davidson

Ariana Grande konfirmon raportimet përsa i përket fejesës së saj me komedianin Pete Davidson. Fansat e Grande kanë filluar diskutimet në Twitter për dasmën e saj.

“Shpresoj që ai të kuptojë se është duke u martuar me të gjithë ne,” shkruan një fanse e Grandes në Twitter. “Haha, ai është i informuar për këtë,” u përgjigj 24-vjeçarja.

Newsbeat ka kontaktuar me reprezentativë te Grandes dhe Davidson, të cilët konfirmojnë se të dy kanë filluar të frekuentohen disa javë më parë.

Pete Davidson, i cili është i njohur për skitin e tij në Saturday Night Live (Live i Të Shtunës Mbrëma), së fundmi ka realizuar dy tatuazhe të cilët përfaqësojnë të dashurën e tij të re- inicialet e emrit të Grande dhe veshët e lepurit të cilat janë logo e saj.

Çifti, të cilët bënë publike lidhjen e tyre në 30 maj, janë të sapo dalë nga dy lidhje romantike të tjera.

Ariana Grande sapo kishte përfunduar lidhjen e saj me reperin Mac Miller, ndërsa Pete Davidson u largua nga lidhja me Cazzie David, vajza e komedianit Larry David.

Çifti i ri kanë debutuar lidhjen e tyre në festën e prezantimit të albumit të Kanye West.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat