Tragjedi për kampionin e skive, gjen të mbytur të bijën 19-muajshe

Mediale Vip

Tragjedi për kampionin e skive, gjen të mbytur të bijën 19-muajshe

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:40
Kampioni olimpik i skive, Bode Miller dhe bashkëshortja e tij

Kampioni olimpik i skive, Bode Miller dhe bashkëshortja e tij po përjetojnë një tragjedi.

 Vajza e tyre 19-muajshe, Emeline Gier është gjendur pa jetë në pishinën e fqinjëve të tyre në Cota de Caza në jug të Los Angelesit.

40-vjeçari Bode Miller dhe bashkëshortja Morgan ishin të ftuar në festën e fqinjëve dhe sapo e panë fëmijën kërkuan menjëherë ndihmën mjekësore. 

Sipas shefit të zjarrfikëse dhe ndihmës së shpejtë, Tony Bommarito, përpjekjet për ta mbajtur vogëlushen në jetë rezultuan të kota, ndërkohë që familja Miller shprehu dhimbjen e fortë nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“Jemi të shkatërruar, vogëlushja jonë Emmy u nda nga jeta. Nuk e kisha menduar kurrë se do të përjetonim një dhimbje të tillë”, ishte postimi i familjes Miller në “Instagram”.

Bode Miller është një prej skiatorëve më të mirë në histori. Në kërrierën e tij, amerikani ka fituar 6 medalje olimpike, 4 medalje të arta në Kupën e Botës dhe vetëm përpara pak muajsh ai deklaroi tërheqjen përfundimtare nga aktivitetet. në vitin 2012 ai u martua me Morgan Beck me të cilën ka edhe një djalë Edward Miller. Çifti tani është në pritje edhe të një fëmije tjetër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat