Fillojnë kritikat për Meghan Markle: Fustani i nusërisë nuk i rrinte mirë dhe e bënte të dukej shumë e drejtë

Mediale Vip

Fillojnë kritikat për Meghan Markle: Fustani i nusërisë nuk i rrinte mirë dhe e bënte të dukej shumë e drejtë

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 17:07
Princ Harry dhe Meghan Markle

Dizajnernja Emilia Wickstead së fundmi kishte kritikuar fustanin e nusërisë së dukeshës Meghan Markle, por nuk është e vetmja eksperte e modës që e ka bërë këtë.

Edhe Megha Mittal, shefe e labelit Escada, ka thënë se fustani i nusërisë ka pasur nevojë për më shumë përmirësime.

“Ka qenë fustan i mirë – i thjeshtë, i pastër dhe minimal – por mëngët nuk i kanë rënë tamam”, ka thënë Megha.

“Në pjesën e epërme, fustani e bënte të dukej shumë e drejtë”.

Megjithatë, Megha nuk ka harruar të theksoj se Dukesha e Sussexit është dukur e mahnitshme: “Ka qenë një nuse rrezatuese dhe shpresoj se të gjitha të mirat e presin në jetë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat