Një ditë para dasmës, në shtëpinë e Jona Spahiut fillojnë vallet

Mediale Vip

Një ditë para dasmës, në shtëpinë e Jona Spahiut fillojnë vallet

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:38
Jona Spahiu

Siç është bërë e ditur moderatorja e njohur Jona Spahiu dhe partneri i saj biznesmeni  Frekli Ymeri ditën e nesërme në 10 qershor do t’i japin fund beqarisë dhe do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni që siç është mësuar nga mediat do të jetë shumë private.

Mirëpo si në çdo familje shqiptare edhe në shtëpinë e ciftit të njohur ka filluar ahengu dhe vallet. Mbrëmjen e djeshme ata kanë festuar së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre nën muzikën  e këngëve popullore.

Në pamjet e publikuara në instastory nga mikesha e çiftit, gazetarja Elona Duro, ka treguar atmosferën e krijuar në shtëpinë e tyre. Ata shihen shumë të lumtur duke kërcyer e duke argëtuar me familjarët e tyre.

Jona është komentuar gjithashtu së fundmi që është në pritje të një fëmije, mirëpo ndonëse moderatorja nuk ka pranuar gjë, pritet që ajo shumë shpejt të mbajë në krahë  beben e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat