Dua Lipa është këngëtarja nga Kosova, e cila po shënon suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.
Ajo është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, në të cilat performon hitet e saj.
Kur jemi tek hitet, projekti i fundit nga Dua është “One Kiss”, këngë kjo në duet me Calvin Harris.
Kënga është publikuar dy muaj më parë, ndërsa për gjithë këto javë ka arritur të qëndrojë e para në Britani.
“ONE KISS NUMËR 1 PËR 8 JAVË!! 8 JAVË”, ka shkruar Dua në Instagram.