Era Istrefi për “Billboard”: Ky projekt më identifikon mua

Mediale Vip

Era Istrefi për “Billboard”: Ky projekt më identifikon mua

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 23:07
Era Istrefi

Era Istrefi nuk po 'burgos' "reggae-n" në singlin e ri.

Këngëtarja Era Istrefi lanson projektin e ri “Prisoner” nëpërmjet Ultra Music.

E freskuar pas lansimit të këngës zyrtare të Kampionatit Botëror, “Rusia 2018” me titull “Live It Up” me Will Smith dhe Nicky Jam, Istrefi po zgjeron famën globale me një kthesë karaibiane me sukses mbresëlënës në repertorin e këngëtares.

“Unë u rrita duke dëgjuar këngët e reggae, kështu që kur dëgjova një demo të ‘Prisoner’, të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, ndjeva se kënga është kaq e ndërlidhur me mua, me melodinë e pabesueshme dhe me tekstin me të cilat identifikohem. Ka nivele emocionale që më çojnë në vende të lumtura dhe melankolike, ndërkohë që jam autentikisht reggae, të cilën unë e dua”, ka thënë Era.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Prisoner” nga Era Istrefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat