Rita niset për në Shqipëri, publikon pamje nga aeroporti

Mediale Vip

Rita niset për në Shqipëri, publikon pamje nga aeroporti

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 13:26
Rita Ora

Sonte pritet të mbahet koncerti i shumëpritur i këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa po pritet vetëm ardhja e yllit në Tiranë.

Përmes një videoje të postuar disa minuta më parë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Rita ka njoftuar se po niset për në Shqipëri.

Ajo është në aeroportin “Luton” të Londrës, ndërsa në video shihet teksa po priste të niset aty ku sonte e presin me padurim fansat e saj.

“Shihemi së shpejti Tirana”, ka shkruar ajo mbi një fotografi, teksa po afrohej tek aeroplani.

Kujtojmë që Rita Ora kishte mbajtur koncert madhështor në Prishtinë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat