Johnny Depp preferon femrat ruse

Mediale Vip

Johnny Depp preferon femrat ruse

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:23
Johnny Depp

Gjatë një vizite në kryeqytetin rus të Moskës, ku ka arritur në kuadër të turneut të famshëm të Hollywood Vampires, Johnny Depp tha se i pëlqejnë femrat nga Rusia.

Aktori hollivudian ka pohuar se ruset kanë veçori të veçanta dhe pranon që e tërheqin shkaku i pamjes së tyre paksa sllovene.

Ylli që muaj më parë ishte shpallur nga revista “People” si mashkulli më i pashëm në botë tha se vajzat ruse në sytë e tyre bartin njëmijë vjet kulturë, e cila thuhet se po i pëlqen edhe shumë.

Depp ka vizituar qendrën kulturore Vladimir Majakovski dhe fotografoi pranë statujës së Josif Stalinit në Sheshin e Kuq.

Rokeri me bendin Hollywood Vampires do të mbajë një koncert në Shën Peterburg së bashku me këngëtarin Alisom Kuper dhe kitaristin e bendit, “Aerosmith”, John Perry.

Aktori, i cili ka qenë edhe më parë në Rusi, tha se Moska ka ndryshuar shumë dhe në një farë mënyre bëhet e ngjashme me Parisin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat