Një vit nga publikimi i “Your Song”, Rita numëron sukseset

Mediale Vip

Një vit nga publikimi i “Your Song”, Rita numëron sukseset

Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:45
Rita Ora

Rita Ora është këngëtarja shqiptare e cila tashmë njihet në gjithë botën.

Ajo është shumë aktive me projekte të reja, ndërsa së fundi është duke mbajtur turne nëpër vendet e evropës.

Përmes rrjeteve sociale, Rita ka njoftuar se është bërë një vit prej publikimi të hitit të saj “Your Song”.

Me këtë rast, këngëtarja ka numëruar disa suksese që ka arritur gjatë gjithë kësaj kohe me këtë projekt.

“Your Song sot bën 1 vit që është publikuar Singli im i 9-të në top 10 singlet e Britanisë, dy platinume në Australi, një platinum në Kanadë dhe Britani, 2.5 milionë kopje të shitura dhe mbi 400 milionë shpërndarje…krejt çka mund të them është FALEMINDERIT!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita është “Girls”, këngë kjo në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat