Shokon këngëtari shqiptar: Kam festuar kur kam marrë vesh se më ka tradhtuar e dashura

Mediale Vip

Shokon këngëtari shqiptar: Kam festuar kur kam marrë vesh se më ka tradhtuar e dashura

Më: 27 maj 2018 Në ora: 08:24
Alban Ramosaj

Vështirë të mendosh se dikush mund ta tradhtojë. Por, në fakt, kështu i ka ndodhur. Jo më kot, Alban Ramosaj ka shkruar këngë njëra pas tjetrës, me tekste për të cilat ai vazhdimisht ka thënë se i ka shkruar duke u ndikuar nga jeta personale.

Edhe pse është natyrë shumë private dhe përpiqet që të jetë sa më hermetik kur është fjala për këtë pjesë, përpara Fatmës dhe Aulonës është gjithmoën e vështirë të rezistosh pa hequr dorezat.  

Kështu ka ndodhur dje, ndërsa Albani në “Thumb” nuk shpëtoi pa u ngacmuar edhe për atë cilësi që i lëndon të gjithë njerëzit.

Pasi Fatma e ka pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë kur ka qenë në një lidhje, Albani tha se nuk ka qenë ai: “Më kanë tradhtuar...” – tha ai qetë, por pa dashur ta vazhdojë më shumë se kaq këtë pjesë. Dhe pasi Fatma, e çuditur e pyet për ndjesinë, ai tha: “Sigurisht që jam lënduar… Unë kam shkruar edhe këngë për këtë gjë… Por unë jo, nuk kam tradhtuar” – tha Albani.

Albani ka treguar se nuk është mërzitur, madje ka dalë dhe ka festuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat