Sot Kosova në Spanjë, përmes Getta Beqës, pritet të rrëmbejë kupën në Fitness

Mediale Vip

Sot Kosova në Spanjë, përmes Getta Beqës, pritet të rrëmbejë kupën në Fitness

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:58
Getta Beqa

Atletja dhe kampionja botërore e fitnesit, Getta Beqa sot do të përfaqësoj Kosovën në Spanjë.

Ajo do të garoj në kategorinë “Wellness Fitness”, në garat e fitnesit “IFBB ELITE PRO” që do të mbahen në Madrid nesër dhe pasnesër.

Spanja është një nga pesë shtetet e Evropës e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka kundërshtuar haptazi çdo iniciativë të ndërlidhur më Kosovën, madje duke refuzuar edhe viza hyrëse për drejtues të shtetit e sportiest për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, duket se dikush megjithatë kalon barrierat e tilla. Ndërsa ajo ja ka dalur të pajiset edhe me vizë për të marrë pjesë në këto gara.

Kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në garat ndërkombëtare të fitnesit që mbahen në Spanjë dhe duket se paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë menjëanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës.

Vitin e kaluar, Getta arriti të dalë e para në kampionatin botëror dhe atë evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja Kosovare të merr edhe oferta të ndryshme për të stërvitur sportistë anembanë globit.

Këto janë çmimet që Getta i ka fituar gjatë vitit të kaluar:

World Champion 2017,  European Champion, World Wellness, Overall Wellness, Wellness Arnold Clasik Europe, Wellness Diamond Cup, Overall Diamond Cup.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat