Gjashtë fakte që nuk i keni ditur rreth Meghan Markle

Mediale Vip

Gjashtë fakte që nuk i keni ditur rreth Meghan Markle

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:44
Princ Harry dhe Meghan Markle

Që nga koha kur doli se aktorja e “Suits”, Meghan Markle u bw dukeshë e Sussex, të gjithë sytë kanë qenë në të. Pastaj ishte vetë dasma mbretërore, kur miliona njerëz në mbarë botën prisnin me padurim për të parë atë në veshjen e saj të bardhë.

-Edhe pse nuk u fejuan deri në vitin 2017, marrëdhënia e Princit Harry dhe Meghan u bë publike në vitin 2016. Gjithkush donte të dinte më shumë për aktoren, kështu që ata e kërkonin në “google”. Nuk është çudi që emri i Meghan është emri më i kërkuar në vitin 2016!

-Meghan ishte e martuar më parë. Në vitin 2011 ajo u martua me aktorin dhe producentin Trevor Engelson, me të cilin ishte në marrëdhënie për shtatë vjet. Pas një martese të shkurtër, të dy u divorcuan në vitin 2013.

-Meghan nuk ka frikë nga kamerat, edhe para se të bëhej aktore. Ajo tashmë ka mjaft përvojë kur është fjala për botën e showbizit.

-A keni menduar ndonjëherë se si Meghan mban figurën e saj të bukur? Mund të jetë vetëm për shkak të yoga-ve. Meghan thuhet se e do yogën dhe bën për çdo ditë.

-Gjithkush e di deri tani se Meghan u rrit në Shtetet e Bashkuara, por a e dini se ajo ka një histori mjaft interesante familjare, me kombësi? Nëna e saj, Doria Radlan, është afrikano-amerikane dhe babai i saj Tom Markle është holandezo-irlandez.

-Bota mund ta njohë aktoren 36-vjeçare si Meghan, por ky është emri i saj i mesëm. Emri i saj i parë është Rakela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat