Kënga e Dua Lipës shënon edhe një sukses

Mediale Vip

Kënga e Dua Lipës shënon edhe një sukses

Më: 26 maj 2018 Në ora: 09:30
Dua Lipa

Dua Lipa është këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare po na bën krenarë  kudo në botë.

Ka afërsisht  gjashtë javë prej se këngëtarja ka publikuar projektin “One Kiss”, të cilin e solli në duet me Dj, Calvin Harris.

Kënga është pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe për javën e gjashtë me radhë këngëtarja ka njoftuar se është renditur e para në Britani.

Përmes një postimi në rrjetin social  Instagram, këngëtarja ka falënderuar fansat për dashurinë dhe përkrahjen që ia japin për çdo projekt që ajo publikon.

Kujtojmë që Dua Lipa do të performojë nesër në finalen e madhe të “Champions League”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat