Era në Botëror, komenti i Elvana Gjatës nuk pritej

Mediale Vip

Era në Botëror, komenti i Elvana Gjatës nuk pritej

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:42
Elvana Gjata dhe Era Istrefi

Nuk ka shqiptar që nuk mbeti pa e komentuar pjesëmarrjen e këngëtares Era Istrefi, në himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit që do të mbahet në Rusi në muajt qershor e korrik.

Edhe estrada shqiptare, u shpreh krenare për Erën ku artistë si Capital T e plot të tjerë, publikuan në profilet e tyre në Instagram, mesazhe ku shprehnin krenarinë.

E së fundmi, edhe këngëtarja Elvana Gjata, i ka bërë një dedikim koleges së saj, në ditën që kënga zyrtare u bë publike dhe po dëgjohej në të gjitha anët.

“Yaaah”, ka shkruar Elvana, duke vënë pranë këtij mesazhi, edhe një emoji me aplauz. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat