Dy shqiptaret e suksesshme në botë bëhen bashkë në Gjermani

Mediale Vip

Dy shqiptaret e suksesshme në botë bëhen bashkë në Gjermani

Më: 25 maj 2018 Në ora: 23:37
Rita Ora dhe Kosovare Asllani

Vajzat janë ato që më së miri po përfaqësojnë Kosovën në mbarë botën.

E së fundi vajzat kosovare kanë ‘pushtuar’ futbollin në botë dhe atë në forma të ndryshme.

Sot është publikuar kënga e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, e cila këndohet nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, ndërsa nesër Dua Lipa performon në finalen e “Champions League”.

Por, nuk është vetëm aq, këngëtarja Rita Ora është artistja tjetër e cila së fundi është bashkuar me UEFA-n, për të përkrahur futbollin e femrave.

Rita sot është takuar me fubollisten e suksesshme nga Kosova, Kosovare Asllani, që të dyja shfrytëzuan rastin t’i ndajnë edhe disa imazhe së bashku, derisa futbollistja i dhuroi një fanellë të saj, Ritës.

“Shkova në Munih për ta takuar Rita Orën nëpërmjet @weplaystrong . Me krenari prezantojmë Kosovën
[????????]  përmes profesioneve tona [????] [????]  #shqiptare“, shkruan Asllani.

Kujtojmë që, Kosovare Asllani është futbolliste me famë botërore, kapitene e Kombëtares së Suedisë dhe njëherësh fituese e Ligës së Kampionëve për femra dhe fituese e shumë kompetencioneve ndërkombëtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat