Hiti i Botërorit shfaqet në ekranet e “Times Square”

Mediale Vip

Hiti i Botërorit shfaqet në ekranet e “Times Square”

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:41
Era Istrefi

Sot është publikuar kënga zyrtare e Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

Këngën e këndon Will Smith, Nicky Jam dhe këngëtarja kosovare, Era Istrefi.

Ka pak orë që ky projekt është publikuar në kanalin YouTube në versionin audio, por deri tani artistët kanë pranuar vetëm komente pozitive.

Në postimin e fundit në llogarinë e saj në Instagram, Era ka treguar se kënga tashmë po shfaqet në ekranet e “Times Square” të Nju Jorkut.

“Live it Up kënga zyrtare e Kupës Botërore në Times Square #NjuJork sot. A ju pëlqeu kënga?”, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë videos.

Kujtojmë që famën më të madhe, Era e ka arritur me këngën “Bon Bon”, ndërsa tani është yll në ngritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat