Dua Lipa përgatitet për hapjen e finales së Champion League, por pas kësaj do ta shihni në…

Mediale Vip

Dua Lipa përgatitet për hapjen e finales së Champion League, por pas kësaj do ta shihni në…

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:25
Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po bën përgatitjet e fundit në stadiumin e Kievit në Ukrainë, ku do të hapë finalen e madhe të Champion League, që ka vënë përballë Real Madridin dhe Liverpool-in.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Dua, e cila prej dy ditësh ndodhet në Kiev së bashku me ekipin e saj dhe po shohin detajet e fundit të performancës madhështore që do të ndiqet në mbarë Europën, e jo vetëm.

Por këngëtarja me famë botërore nuk ndalet me kaq, pas këtij suksesi, një tjetër skenë e madhe botërore e pret 22-vjeçaren, e cila pritet të performojë në Singapor në koncertin e madh vjetor që mbahet nga Formula 1.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë mediat ndërkombëtare dhe koncerti do të mbahet nga 14 deri në 16 shtator, ku Dua do të performojë së bashku me dy yje të tjerë ndërkombëtarë si; Martin Garrix dhe Jay Chou.

Kujtojmë se Dua Lipa dhe Martin Garrix kanë një bashkëpunim mjaft të suksesshëm së bashku, këngën me më shumë se 360 milionë klikime “Scared to be lonely”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat