Kjo është arsyeja e ardhjes pa paralajmërim të Unikkatilit në Kosovë

Mediale Vip

Kjo është arsyeja e ardhjes pa paralajmërim të Unikkatilit në Kosovë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 06:54
Unikkatili

Reperi Unikkatil erdhi mbrëmë vonë në Kosovë.

Një lëvizje e tillë përbënte diçka të befasishme për fansat që e kanë parë më aktiv reperin së fundmi por jo deri në pikën që të vinte në Kosovë pa shumë zhurmë.

Ai, siç edhe u pa në një video, me zbarkimin pas mesnatës në Prishtinë tentoi të mos binte në sy.

E arsyeja e ardhjes së tij në Prishtinë është e hidhur.

Prive.al raporton se një rast morti e ka sjellur Unikkatilin në Kosovë. Babai i gruas së reperit ka ndërruar jetë dhe si rrjedhojë, Viktori ka ardhur me shpejtësi për të qenë i pranishëm në lamtumirën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat