Rita Ora bën veprimin e papritur në rrugë, nëna e saj ka diçka për t’i thënë

Mediale Vip

Rita Ora bën veprimin e papritur në rrugë, nëna e saj ka diçka për t’i thënë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:51
Rita dhe Vera Ora

Rita Ora është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila kohët e fundit i është rikthyer fuqishëm muzikës.

Ajo ka publikuar hitin e saj më të ri “GIRLS” në bashkëpunim me këngëtaret e njohura si Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie X, si dhe ka nisur turin muzikor me të njëjtin emër. Pas një performance magjike në Paris, Rita është nisur drejt Gjermanisë ku do të përformojë hitet e saj sonte por pasi ka parë një poster të madh të “GIRLS” ka ndaluar makinën në rrugë për të bërë një foto.

Një foto me të vërtetë e bukur ku Rita ka marrë shumë komente, ama më interesanti ishte ai i nënës së saj, Vera Orës, e cila i shkruan shqip: “Loqki Nana” me një zemër.

Aktualisht Rita po mban turneun e saj botëror të tretin me radhë ‘Girls Tour’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat