Aktori Morgan Freeman kërkon falje pas akuzave për ngacmim seksual

Mediale Vip

Aktori Morgan Freeman kërkon falje pas akuzave për ngacmim seksual

Më: 24 maj 2018 Në ora: 22:47
Morgan Freeman

Aktori amerikan Morgan Freeman ka kërkuar falje publike pas akuzave të bëra në drejtim të tij për ngacmime seksuale.

Në reagimin e tij të lëshuar ai thotë se nuk ka dashur asnjëherë ta bëjë dikë të ndihet i parespektuar apo jorehatshëm.

Në një deklaratë publike të mëngjesit të kësaj të enjte 80 vjeçari thotë:

”Secili që më njeh mua dhe që ka punuar me mua, e di se unë nuk jam ai person që ofendoj dikë apo e bëj dikë të ndihet keq”.

Në një raport të botuar nga CNN, disa gra pohuan se ishin viktima të ngacmimit dhe sjelljes së papërshtatshme nga aktori 80-vjeçar.

Në raport, dy gra duke përfshirë një asistente regjisori në Going In Style, thanë se u prekën pa dëshirë nga aktori.

Gruaja deklaroi se aktori kishte bërë komente në lidhje me pamjen dhe veshjen e saj dhe se pozicionoi dorën mbi kurrizin e saj.

Ajo poashtu tha se ai e pyeste nëse kishte veshur të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat