TopAwards/ Aurela Gaçe rikthehet në klasifikim!

Mediale Vip

TopAwards/ Aurela Gaçe rikthehet në klasifikim!

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:17
Aurela Gaçe

Ajo njihet për karakterin e saj energjik në skenë për në projektin e saj më të ri muzikor Aurela Gaçe ka ardhur mjaft romantike.

Artistja ka qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare rreth një vit me parë me bashkëpunimin e saj me Fifin, “Snuk”, ku janë shfaqur tepër energjike.

Falë projektit më të ri, të titulluar “Te Dua”, Aurela i është rikthyer “The Top List” dhe për këtë javë mban vendin e 90-të.

Me muzikë të Kledi Bahitit, tekst të Fifit dhe vetë këngëtares, kjo këngë ka marrë mjaft komente pozitive, ku madje disa komentues shprehen se janë të lumtur që jetojnë në epokën e Aurela Gaçes.

Një këngë e mbushur me mjaft ndjenjë dhe emocion, duket se Aurela ka thyer “rregullat” duke mos ardhur ritmike në stinën e verës ashtu siç ajo e kërkon, por ndoshta është herët të flasim pasi ende nuk dihet nëse këngëtarja e ka mbyllur më këtë këngë verën apo do publikojë edhe ndonjë projekt tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat