Yllka Gashi nis karrierën në Amerikë, në këtë shfaqje merr pjesë

Mediale Vip

Yllka Gashi nis karrierën në Amerikë, në këtë shfaqje merr pjesë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 18:58
Yllka Gashi

Është aktore shumë e dashur për publikun.

Yllka Gashi apo siç njihet në publik në rolin e Zanës tek “Familja Moderne” tash e një kohë është larguar nga Kosova.

Aktorja po jeton dhe vepron në Amerikë, ndërsa tani i janë hapur dyert e suksesit edhe në atë vend.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur që sërish do të jetë pjesë e shfaqjes “Women on Fire-Stories from the frontlines”.

Shfaqja mbahet më 29 maj dhe më 1 qershor në hapësirat e “Royal Family Productions” në Nju Jork, ndërsa është me regji të Chris Henryt. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat