Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri tashmë është në muajt e fundit të shtatzënisë.
Që pas martesës, Tahiri është duke shijuar çdo moment të jetës teksa po ashtu ka pranuar edhe dhurata të shumta nga bashkëshorti
.
Ditë më parë ajo publikoi një fotografi në Instastory ku tregon se bashkëshorti milioner i kishte blerë një makinë të tipit të ri Mercedes.
Ndërsa, sot ajo ka shpërndarë një fotografi e cila tashmë zbulon pushimet e radhës për të gjithë ndjekësit e saj, duke mos dhënë detaje të hollësishme.
Në dhjetor të vitit të kaluar ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me avokation më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov.
Projektet muzikore i ka lënë paksa më anash, mirëpo gjatë një interviste Tahiri ka thënë se këngën e radhës do e realizojë për të birin.